DUBLIN – Irlanda e Veriut dhe Skocia ashpërsojnë kufizimet antiCOVID-19

DUBLIN, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Më shumë se dy milionë skocezë po përgatiten të jetojnë që prej sot në mbrëmje nën nivelin më të lartë të kufizimeve kundër koronavirusit të ri, ndërkohë që Irlanda e Veriut ka vendosur të rikthejë një kufizim të ri dyjavor.

Në Skoci, duke nisur nga ora lokale 18:00 në 11 zona, përfshirë dhe qytetin e Glasgout, pub-et dhe restorantet do të mbyllen deri më 11 dhjetor, ashtu si dhe tregjet jothelbësore dhe parukeritë. Shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

Këto masa përfshijnë më shumë se dy milionë persona për një popullsi prej 5,5 milionë banorë.

Në Irlandën e Veriut, qeveria lokale vendosi për dy javë një kufizim shtesë nga 27 nëntori deri më 11 dhjetor.

Ky njoftim erdhi në momentin e lehtësimi të pjesshëm pas pesë javësh kufizimesh të dekretuara në mes të tetorit, ndërkohë që biznese të caktuara si kafene, parukeri dhe sallone bukurie janë autorizuar të rihapen sot.

Këto biznese, ashtu si të gjitha aktivitetet e tjera jothelbësore, do të duhet të mbyllen përsëri gjatë këtij izolimi.

Pub-et dhe restorantet, të cilat supozohej se do të rihapeshin më 27 nëntor, do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë të tjera.

Megjithatë, fëmijët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të shkojnë në shkollë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.