Dita e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike/ Gati 13 mijë pacientë të trajtuar me barna të rimbursueshme

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Gati 13 mijë pacientë me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK) përfitojnë rimbursim të medikamenteve të domosdoshme për trajtimin.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) bëri të ditur se vlera e rimbursimit deri tani është rritur me 2 herë e gjysëm krahasuar me vitin 2013.

“12.945 pacientë të trajtuar me barna të rimbursueshëm nga 9559 që trajtoheshin në 2013. Vlera e rimbursimit deri tani llogaritet mbi 315 milionë lekë, ose 2.5 herë më shumë krahasuar me vitin 2013. Janë 15 alternativa barnash specifikë që përmban LBR për trajtimin e pacientëve me SPOK”, deklaroi FSDKSH.

Të dhënat u publikuan në kuadër të Ditës së Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike. /a.gjonaj/j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.