COVID-19 – Superkontaminimet arsyeja pse pandemia vazhdon

PARIS, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Vendet e kultit, festimet familjare ose konferencat profesionale, vetëm disa nga këto ngjarje çojnë në rritjen e papërfytyrueshme të rasteve me COVID-19 dhe, të kuptuarit e fenomenit të superkontaminimit mund të ndihmojë në luftën më efikase kundër pandemisë.

Gjithnjë e më shumë ekspertë mendojnë se progresi i kësaj sëmundjeje të re është ushqyer kryesisht nga shpërthime të papritura nga vetëm disa persona të infektuar.

”Kur kjo ndodh, virusi transmetohet tek 10, 20, 50 persona ose edhe më shumë, ndërkohë në shumicën e rasteve, zinxhiri i kontaminimit përkundrazi ka tendencë të ndërpritet më shpejt”, thekson, Benjamin Althouse, studiues në Institutin për Modelimin e Sëmundjeve në Universitetin e Uashingtonit.

“Mund të ndodhë që 90% e rasteve me COVID-19 të vijnë nga vetëm 10% e të infektuarve”, shton ai.

“Kjo është sikur t’i hedhësh benzinë zjarrit, papritmas ai forcohet dhe gjithçka më pas është e ndezur”, vijon eksperti.

“Superkontaminimi është një shenjë për prodhimin e koronavirusëve”, kishte theksuar gjithashtu zyrtarja e OBSH-së Maria Van Kerkhove në Twitter në fund të tetorit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.