MADRID, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Një pjesë shumë thelbësore e popullsisë spanjolle do të vaksinohet kundër COVID-19 deri në mes të vitit 2021, njoftoi sot kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
“Parashikimet tona janë që, në të gjithë skenarët e arsyeshëm, një pjesë shumë e konsiderueshme e popullatës spanjolle do të jetë në gjendje të vaksinohet, me të gjitha garancitë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm”, theksoi ai.
“Plani i vaksinimit do të paraqitet në Këshillin e Ministrave të nartën dhe se Spanja do të jetë vendi i parë i BE, së bashku me Gjermaninë, që ka një plan të plotë vaksinimi”, shtoi Sanchez./ /ec/