Covid-19 – Qeveria greke u kërkon ndihmë klinikave private për të lehtësuar barrën e spitaleve shtetërore

SELANIK, 20 nëntor /ATSH-ANA/ – Qeveria greke u ka kërkuar dy klinikave private dhe stafeve të tyre në Selanik për të lehtësuar barrën mbi Sistemin Kombëtar të Shëndetit (NHS) në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

“Gjatë valës së parë dhe të dytë të pandemisë COVID-19, u shtuan si mbështetje spitalet e NHS-së, spitalet ushtarake dhe sistemet e kujdesit shëndetësor parësor për menaxhimin e  krizës së shtretërve dhe njësive të kujdesit intensiv joCovid. Ne patëm edhe një bashkëpunim të mirë me sektorin privat”, theksoi Ministria greke e Shëndetësisë.

Në prefekturën e Selanikut dhe pas ngarkesës shumë serioze epidemiologjike, që vë në provë kufijtë e spitaleve shtetërore si dhe të personelit, u konsiderua e nevojshme që të kishte shtretër të zakonshëm të repartit COVID-19 edhe në klinikat private.

Një kërkesë u dërgua edhe në spitalet private, ku dy klinikave private dhe personelit të tyre iu kërkua ndihmë në betejën e vazhdueshme kundër koronavirusit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.