BRUKSEL – Von der Leyen: Ende shumë punë para një marrëveshjeje postBrexit

BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen konfirmoi sot se për arritjen e një marrëveshjeje post-Brexit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe do të nevojitet shumë punë, pavarësisht progreseve të regjistruara këto ditët e fundit.

“Pas javëve të vështira me progrese shumë të ngadalta, ne kemi parë këto ditët e fundit progrese më të mëdha, më shumë lëvizje për çështje të rëndësishme”, theksoi Von der Leyen.

“Kjo është diçka e mirë”, shtoi ajo në një konferencë shtypi.

“Por mbetet ende shumë punë për të bërë”, nënvizoi Von der Leyen, veçanërisht për tre pikat kryesore të bllokimit, peshkimi, kushtet e konkurrencës së drejtë dhe qeverisja e marrëveshjes së ardhshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.