ZVICËR – OKB: Zhvendosja e refugjatëve në nivelin më të ulët për shkak të pandemisë

GJENEVË, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Operacionet e zhvendosjes së refugjatëve në vendet e treta pritet të arrijnë një nga nivelet më të ulëta këtë vit, për shkak të pandemisë  së COVID-19, paralajmëroi sot OKB-ja.

“Bazuar në të dhënat aktuale, ne kemi një nga nivelet më të ulëta të zhvendosjes të parë ndonjëherë në gati dy dekada”, tha Gillian Triggs, Ndihmëskomisionere e Lartë për Mbrojtjen Ndërkombëtare.

Ajo shpjegoi në një deklaratë se pandemia COVID-19 ka vonuar largimet dhe ka ndërprerë programet e zhvendosjes të menaxhuara nga disa shtete.

Sipas statistikave të fundit nga Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), vetëm 15 425 refugjatë u zhvendosën midis janarit dhe fundit të shtatorit të këtij viti, krahasuar me 50 086 gjatë së njëjtës periudhë në 2019.

Rivendosja përfshin transferimin e refugjatëve nga një vend azili në një vend që ka rënë dakord t’i pranojë dhe t’u japë zgjidhje të përhershme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.