SOFJE – Bullgaria mbështet planin europian të rimëkëmbjes

SOFJE, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri bullgar, Boiko Borissov shprehu sot distancimin e tij nga Polonia dhe Hungaria, të cilat kanë vënë veton për planin e rimëkëmbjes së BE-së, gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Plani i rimëkëmbjes është i ekuilibruar dhe i pranueshëm”, tha kreu konservator, i cili e siguroi Merkelin për mbështetjen e tij.

Hungaria dhe Polonia, së bashku me Slloveninë, refuzojnë të lidhin pagesën e fondeve europiane me Shtetin e së Drejtës, duke bllokuar planin e rimëkëmbjes, i miratuar në fund të korrikut nga 27 vendet anëtare të Bllokut për të trajtuar pandeminë e COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.