SHBA – Nju Jorku mbyll shkollat për shkak të COVID-19

NJU JORK, 19 nëntor /ATSH-DPA/- Shkollat ​​e New York City do të mbyllen nga sot për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit, deklaroi kryetari i Bashkisë Bill de Blasio.

Në një mesazh në Twitter, de Blasio theksoi se qyteti kishte arritur një normë mesatare shtatë-ditore të pozitivitetit prej 3%, e cila ishte vendosur si prag për mbylljen e sistemit shkollor më të madh të vendit.

“Për fat të keq, kjo do të thotë që ndërtesat e shkollave publike do të mbyllen duke filluar nga sot, për shkak të një kujdesi më të madh. Ne duhet të luftojmë valën e dytë të COVID-19”, shkroi kryetari i bashkisë.

Ndërtesat e shkollave do të mbyllen deri në një njoftim tjetër, sipas Shkollave ​​Publike të NYC, ndërsa mësimi në distancë do të vazhdojë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.