SHBA – Mbi 56 milionë raste me COVID-19 në botë

NJU JORK, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Numri i infektimeve me COVID-19 regjistruar zyrtarisht në botë ka kaluar shifrën 56 milionë, sipas të dhënave nga Universitetit Johns Hopkins.

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka arritur në mbi 1,34 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi më i prekur në terma absolute që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit mbetet SHBA-ja, me rreth 11,5 milionë raste dhe më shumë se 250 000 të vdekur.

Brazili dhe India vijë pas SHBA-së përsa i përket rasteve dhe viktimave nga COVID-19./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.