SHBA – FMN: Rimëkëmbja ekonomike botërore mbetet e vështirë

UASHINGTON, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Rimëkëmbja ekonomike botërore mbetet e vështirë nga fakti i rishfaqjes së pandemisë së COVID-19 në shumë vende, nënvizoi sot drejtoresha e përgjithshme e FMN-së.

“Ndërkohë që një zgjidhje mjekësore për krizën është tashmë në horizont me një vaksinë kundër koronavirusit, rimëkëmbja mbetet subjekt i pengesave”, shkruan Kristalina Georgieva, në një postim të botuar përpara samitit të G20

Në këtë kontekst, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar nxit vendet e G20 për përpjekje shumëpalëshe dhe të heqin kufizimet e fundit tregtare për të gjitha produktet dhe shërbimet mjekësore, duke përfshirë dhe ato që lidhen me vaksinat./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.