Rritja e kolesterolit “të keq” LDL shkakton infarkt dhe iktus

ROME, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Kolesteroli i tepërt i LDL-së, ose i ashtuquajturi ‘i keq’, është shkaku kryesor i sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, por ai mund dhe duhet të mbahet nën kontroll me mënyrat e duhura të jetesës dhe terapitë e duhura, sipas Furio Colivicchi, president i Shoqatës Kombëtare të Kardiologëve Spitalorë.

”Kostot e kujdesit shëndetësor direkt për sëmundjet kardiovaskulare arrijnë në miliarda euro në vit. Ne duhet të theksojmë kontrollin e kolesterolit LDL, i cili nuk duhet të konsiderohet një faktor rreziku, por vetëshkaktarin e sëmundjes, sepse është përgjegjës për mekanizmin që çon në bllokimin e arterieve dhe për këtë arsye në sulmin në zemër”, theksoi mjeku.

”Kontrolli i niveleve të kolesterolit LDL në gjak është thelbësor për trajtimin. Mbajtja e vlerave brenda kufijve të sigurt është një nga objektivat e parë të parandalimit sekondar, domethënë që u drejtohet subjekteve që tashmë kanë pasur një sulm në zemër, një goditje në tru ose një problem tjetër ishemik”, theksoi mjeku. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.