Mbi 28 mijë të porsalindur përfituan bonusin e bebes nga janari, 2 miliardë lekë për familjet e reja në buxhetin e vitit 2021

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Nga janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes, ndërkohë që buxheti i vitit 2021 mbështet me 2 miliardë lekë familjet e reja.

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje shifrat e buxhetit për bonusin e bebes, duke theksuar se mbështetja nuk është ndalur asnjëherë.

“Ëngjëjt e vegjël që vijnë në jetë në këto kohë sfiduese, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm për familjet e tyre, na kujtojnë se shpresa dhe jeta triumfojnë gjithmonë”, u shpreh ai.

“Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes”, theksoi Rama.

“Siç jemi zotuar, me buxhetin 2021 mbështesim me 2 miliardë lekë familjet e reja: 40,000 lekë për fëmijën e parë. 80,000 lekë për fëmijën e dytë. 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, tha Rama. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.