Masat antiCovid/ Programe sociale në mbështetje të fëmijëve me aftësi ndryshe

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Brajani është bërë pjesë e projektit të “Tele-terapisë,” projekt i cili i vjen në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe gjatë periudhës së izolimit si rezultat i COVID-19.
Në bisedat e shpeshta me nënën, si edhe nga vëzhgimet e ekipit multidisiplinar i cili po punonte me Brajanin, u kuptua se Brajani jo vetëm nuk i ka humbur njohuritë e marra para pandemisë, por edhe ka mësuar aftësi të reja nëpërmjet komunikimeve online me terapistët. Nëna e Brajanit me mbeshtjen e terapistes, tashmë është e afte të zhvilloje me tej aftësitë e reja të Brajanit.
Edhe pse kushtet e distancimit fizik nuk e favorizojnë sa duhet përparimin e tij, stafi dëshmon se udhëzimet dhe komunikimet me terapisten si edhe këmbëngulja e vazhdueshme e nënës së Brajanit, kanë bërë që ai të zhvillohet.
Nëna e Brajanit shprehet që ky projekt i ri i aplikimit të terapisë e ka bërë atë më të aftë për të aplikuar terapinë në shtëpi, si edhe i ka dhënë më shumë vetëbesim për ndikimin që ajo ka ndaj djalit.
“Une jam shumë e lumtur që dhe gjatë periudhës së izolimit, Brajani ka vazhduar të marrë mbështetje nga Ekipi Multidisiplinar. Udhëzimet nga terapistja, por edhe mbështetja emocionale me kane ndihmuar e dhënë kurajo për të kaluar këtë situatë,” thotë nëna e Brajanit.
Tashmë Brajani ka mësuar njohuritë bazë akademike për moshën e tij dhe është optimist se kjo po i hap rruge drejt një të ardhme më të mirë.
Qeveria shqiptare në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Lokale të Mbrojtjes Sociale” mbështetur nga SDG Fund (Joint SDG Fund), që zbatohet nga PNUD dhe agjenci të tjera të OKB-së në Shqipëri, po ofron mbështetje sociale dhe një sërë shërbimesh inovatore për mbrojtje sociale në përgjigje ndaj COVID. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.