Linda Rama: Gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese


TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, u shpreh sot se “pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese”.

Në Ditën Botërore të Grave Sipërmarrëse, Linda Rama i është bashkuar eventit “Women Entrepreneurship Day”, një nismë ndërkombëtare që prej vitit 2013 synon të mbështesë dhe të fuqizojë vajzat dhe gratë në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.

Linda Rama shprehu mbështetjen e saj për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta.

“E privilegjuar që sot në “Women Entrepreneurship Day” të bashkoj zërin me Cherie Blair Foundation për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbështetini ato”, shprehet Linda Rama.

“Me këto fjalë në Twitter, Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse”, shprehet Kryeministri Edi Rama krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.