TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Norma e interesit për kreditë hipotekare ka qëndruar e pandryshuar në të tre tremujorët e këtij viti, në mesatarisht 4.5%.
Banka e Shqipërisë në vrojtimin mbi ecurinë e kreditimit për këtë periudhë, vëren se, “vetëm rreth 1/3 e kredisë hipotekare lëvrohet me normë interesi të ndryshueshme apo të fiksuar vetëm për vitin e parë; rreth 50% e saj lëvrohet me normë fikse interesi për 1-5 vjet, dhe pjesa tjetër me normë fikse për më shumë se 5 vjet”.
Në përgjithësi, vërehet se norma afatshkurtër e interesit për kreditë hipotekare, përveç se është më e ulëta, është edhe më pak e luhatshmja krahasuar me normat e interesit të fiksuara në afat të gjatë.
Kjo sipas ekspertëve i ka dhënë impuls nxitjes së transaksioneve me pronën dhe kryesisht investimeve në këtë sektor.
Sipas BSH-së, norma e interesit për kreditë hipotekare ka rezultuar mesatarisht 3.8% në tremujorin e tretë të vitit, nga 4.0% në gjysmën e parë të këtij viti dhe në vitin 2019. /j.p/r.e/