FOKUS – OBEZH: Vendet europiane duhet të investojnë më shumë në personelet shëndetësore

PARIS, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Pandemia e COVID-19 ka zbuluar mungesat e personelit shëndetësor që ekzistojnë tashmë në shumë vende europiane, sipas një raporti të publikuar nga OBEZH, që thekson se këto shtete duhet të investojnë më shumë për personelet e tyre shëndetësore.

Ndërsa vala e dytë e epidemisë po godet Kontinentin e Vjetër, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim po nxjerr mësime për herë të parë nga panorama shëndetësore vjetore.

Midis këtyre mësimeve, OBEZH thotë se sistemet shëndetësore europiane duhet të evoluojnë për t’iu përgjigjur më mirë flukseve të kërkesës.

Për shtretërit spitalorë, preferohen zgjidhjet fleksibël të zbatuara nga disa vende që nga pranvera, shtretërit konvencionalë të konvertuar në kujdes intensiv, spitalet fushore, transferimet e pacientëve.

“Mungesa e personelit shëndetësor ka qënë gjithashtu një pengesë e fortë, sepse trajnimi i personelit shëndetësor të kualifikuar kërkon më shumë kohë se krijimi i kapaciteteve të përkohshme”, nënvizon raporti.

Për të korrigjuar këtë në terma afatshkurtër, sugjerohet mobilizimi i stafit shtesë përmes “listave rezervë”, duke u përmendur Franca si një shembull në këtë pikë.

“Por kjo nuk do të përjashtonte shtetet europiane për të investuar më shumë në personelin e tyre shëndetësor, të cilët kriza shëndetësore i ka vendosur nën presion ekstrem.

OBEZH gjithashtu thekson se vendet të cilat kanë pasur më shumë sukses se të tjerët në frenimin e përhapjes së koronavirusit si Norvegjia dhe Finlanda, ishin më të përgatitura, me një strategji efektive të depistimit, monitorimit të pacientëve dhe gjurmimit të kontakteve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.