COVID-19 – OECD: Dobësi serioze në sistemet shëndetësore europiane

PARIS, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Pandemia e COVID-19 ka zbuluar dobësi serioze në sistemin shëndetësor të vendeve evropiane, sipas një raporti të botuar sot nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD).

“Mungesa e personelit shëndetësor është një problem më serioz, sesa shtretërit spitalorë në dispozicion”, zbuloi raporti i OECD.

“Kjo ka ndodhur për shkak të faktit se ngritja e objekteve të përkohshme spitalore është mundësuar shpejt, ndërsa trajnimi i punonjësve të tjerë shëndetësorë ka kërkuar kohë”, vazhdon organizata.

Raporti theksoi, gjithashtu, se qeveritë duhet të gjejnë strategji më të mira për lehtësimin e kufizimeve, me qëllim shmangien e bllokimeve të mëtejshme, veçanërisht në lidhje me testimin dhe gjurmimin e zinxhirëve të infektimit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.