COVID-19 – Biden: Nuk do të vendos bllokim total mbarëkombëtar

WILMINGTON, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha sot se nuk do të detyrojë bllokim kombëtar, pavarësisht ringjalljes së pandemisë së COVID-19 në vend në javët e fundit.

“Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë në sytë e mi një bllokim total kombëtar. Unë mendoj se do të ishte kundërproduktiv”, tha demokrati në një konferencë shtypi në Wilmington, Delaware.

“Unë nuk do ta ndal ekonominë, pikë! Unë do të ndaloj virusin”, shtoi ai, duke siguruar se do të ndjekë rekomandimet e shkencëtarëve pas vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Biden e ka bërë luftën kundër pandemisë përparësinë numër një në mandatin e tij të ardhshëm./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.