BRUKSEL – Stoltenberg: Misioni i NATO-s në Afganistan dhe Irak do të vazhdojë

BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Ne do të vazhdojmë të trajnojmë, këshillojmë dhe ndihmojmë forcat afgane në luftën e tyre kundër terrorizmit ndërkombëtar edhe pas zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Ne mbështesim procesin e paqes në Afganistan dhe në këtë kontekst do të vazhdojmë të mbajmë praninë tonë”, shtoi ai.

Dy ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e disa njësive nga Afganistani dhe Iraku, para 20 janarit, kur ai do të duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë, raportoi CNN duke cituar burime nga Pentagoni.

Pentagoni ka paralajmëruar komandat e trupave në të dy vendet me një ‘urdhër paralajmërues’ që planifikon të ulë numrin e ushtarëve në Afganistan në 2 500 nga 4 500 brenda 15 janarit, dhe në 2 500 njësi nga 3 000 që ndodhen në Irak./ os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.