BRUKSEL – Bisedimet postBrexit pezullohen për shkak të një rasti COVID-19

BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Bisedimet postBrexit midis euronegociatorit Michel Barnier dhe homologut të tij britanik, David Frost, u pezulluan sot për shkak të një rasti me COVID-19 në ekipin europian.

“Një nga negociatorët në ekipin tim doli pozitiv me COVID-19. Me David Frostin, vendosëm të pezullonim negociatat në nivelin tonë për një periudhë të shkurtër”, shkroi Barnier në Tëitter.

“Ekipet do të vazhdojnë punën e tyre në përputhje të plotë me rregullat”, shtoi ai.

Aktualisht,  do të vazhdojnë vetëm takimet që mund të mbahen nga videokonferenca./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.