Bisedë telefonike me Ramën/ Borissov: Bullgaria e mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Bullgaria e mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.

Në një reagim pas telefonatës Borissov theksoi se, Shqipëria ka treguar përgjegjësi dhe dëshirë për të bërë përparim.

“Bullgaria e mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Vendi ka treguar përgjegjësi dhe dëshirë për të bërë përparim. Në një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama, theksova se Bullgaria është ndër mbrojtësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Borissov./j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.