TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ “Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT”, deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një reagim ai u shpreh se, “çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%”.
“Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike”, tha Basha.
“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë”, theksoi Basha. /j.p/r.e/