Vetingu/ KPA konfirmon në detyrë prokurorin Elvin Gokaj

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin e Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj.

Në korrik të vitit 2019, prokurori Gokaj u pezullua nga detyra dhe u dërgua tek Magjistratura për program trajnues.

Gjokaj nuk ka pasur probleme me kriteret e pasurisë dhe pastërtinë e figurës, por me profesionalizimin dhe për këtë arsye KPK e dërgoi edhe njëherë në shkollën e Magjistraturës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më  11 tetor seancën gjyqësore publike për çështjen që i përkiste ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përfaqësuesja ligjore, në emër të subjektit të rivlerësimit, hodhi poshtë të gjitha shkaqet e ankimit dhe i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.