TOKIO, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Vlera e eksporteve japonese u ul me 0,2% në terma vjetorë në 6,56 trilionë jen (63 miliard dollarë) në tetor, duke shënuar muajin e 23-të rresht të rënies, deklaroi qeveria.
Ekonomia e orientuar drejt eksportit të Japonisë ka vuajtur nga kërkesa në rënie në shumë pjesë të botës, e goditur rëndë nga pandemia e Covid-19.
‘’Eksportet drejt Kinës, partneri më i madh tregtar i Japonisë, u rritën me 10.2% në 1.46 trilionë jen për muajin e katërt me radhë të rritjes, ndërsa importet nga ekonomia e dytë më e madhe në botë ranë me 3.7% në 1.39 trilionë jen’’, theksoi ministria e Financave në një raport paraprak.
Eksportet drejt Bashkimin Europian ranë me 2.6% nga viti i kaluar në 599.2 miliardë jen.
Importet e përgjithshme të Japonisë ranë me 13.3% në 5.69 trilionë jen, gjë që çoi në një suficit tregtar prej 873 miliardë jen. /os/