SHBA – Vaksina antiCOVID-19 Pfizer/BioNTech efikase me 95%

UASHINGTON, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Vaksina e zhvilluar nga aleanca Pfizer/BioNTech është efikase me 95% për të parandaluar COVID-19, sipas rezultateve të plota të provës së tyre klinike në shkallë të gjerë, njoftuan sot kompanitë në një komunikatë.

Kjo është më mirë sesa rezultatet e pjesshme të publikuara javën e kaluar dhe që treguan më shumë se 90% të efektivitetit.

Kjo do të thotë që 162 anëtarë të grupit placebo të provës morën COVID-19, krahasuar me vetëm tetë në grupin e vaksinuar.

Pfizer do të aplikojë për autorizimin e tregtimit brenda pak ditësh në Agjencisë amerikane të Medikamenteve (FDA)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.