Parashikimi i motit, e mërkurë 18 nëntor 2020

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal, parashikohen në zonat malore dhe në jug të vendit deri në orët e mesditës.

Në pasdite do rikthehet moti i kthjellët.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.  Valëzim i forcës në dete nga 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/18 Re diell
Kukës 7/16 Diell shi
Lezhë 6/19 Re diell
Dibër 4/13 Diell shi
Durrës 10/19 Re diell
Tiranë 9/19 Re diell
Elbasan 8/19 Re diell
Berat 7/18 Re diell
Vlorë 10/18 Diell shi
Korçë 2/12 Diell shi
Gjirokastër 3/15 Diell shi
Sarandë 10/18 Diell shi

  

                                      

                                            

                 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.