Masat antiCovid/ Gjonaj inspekton Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë: Mbështetje të pakursyer

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj inspektoi sot Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë për të ndjekur nga afër situatën dhe përgatitjet për përballimin e valës së dytë të pandemisë.

Ministrja Gjonaj kontrolloi mjediset spitalore dhe reanimatore, bazën farmaceutike dhe verifikoi gatishmërinë e ekipeve mjekësore dhe policore për të reaguar ndaj problematikave të pandemisë që mund të prekin regjimet e të dënuarve dhe paraburgosurve.

Ministrja i shprehu mbështetjen e pakursyer personelit mjekësor dhe i kërkoi strukturës menaxhuese vëmendje maksimale për paprekshmërinë e sigurisë dhe respektimin absolut të protokolleve anticovid.

“Inspektova Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë për të ndjekur nga afër situatën dhe përgatitjet për përballimin e valës së dytë të pandemisë. Kontrollova mjediset spitalore dhe reanimatore, bazën farmaceutike dhe verifikova gatishmërinë e ekipeve mjekësore dhe policore për të reaguar ndaj problematikave të pandemisë që mund të prekin regjimet e të dënuarve dhe paraburgosurve. I shpreha mbështetjen time të pakursyer personelit mjekësor dhe i kërkova strukturës menaxhuese vëmendje maksimale për paprekshmërinë e sigurisë dhe respektimin absolut të protokolleve anticovid”, u shpreh ministrja Gjonaj. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.