Masat antiCovid/ Drejtoria e Transportit Rrugor, masa të shumëfishta për personelin e qytetarët

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Në kushtet e emergjencës COVID-19 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) është duke adaptuar dhe operon me masa të shumëfishta për të minimizuar në maksimum rrezikun e infektimit për qytetarët dhe personelin.
DPSHTRR njofton se, shërbimi i hapur kryhet çdo të hënë deri në orën 19:00 si edhe në javë fluksi, në fundjava, për testime teori/praktikë dhe rezervimi i orarit bëhet për të eliminuar krijimin e radhëve në dy drejtoritë me fluksin më të madh; Tirana e Durrësi.
Gjithashtu, personeli operon me masa mbrojtëse dhe kontrollon non-stop në kohë reale për respektimin e protokolleve antiCovid përmes e-monitorimit me pamje me zë/figurë.
Ndërsa masa të tjera janë: sinjalistikë distancash, matje temperature, ndarëse të tejdukshme në sportele.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor thekson se edhe gjatë kësaj kohe ka rritje të numrit të aplikimeve, shërbimeve online për uljen e fluksit të paraqitjes fizike në sportele, shtyrje/zgjatje e afateve/vlefshmërisë së disa dokumenteve, dëshmive, lejeve për të shtrirë datat e detyrim paraqitjes për rinovime.
“Thjeshtim, eliminim i shumë dokumentave për lehtësimin e praktikave dhe mos mbingarkesë shërbimi! Organizim shërbimesh one-stop-shop të gjitha në 1 sportel për eliminim ecejakesh, RBS, bankë, kioska, noterira jashtë ambienteve tona, si dhe personel mjekësor shtesë për ndjekjen e gjendjes shëndetësore të ekipit dhe mbikqyrje”, njofton DPSHTRR. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.