Lezhë/ 155 milionë lekë për rindërtimin e konviktit të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka”

TIRANË, 18 nëntor /ATSH – I. Vata/ Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit të konviktit të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka”, bashkia Lezhë dhe caktimin e bashkisë Lezhë si njësi zbatuese.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit të konviktit të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka”, Bashkia Lezhë, në vlerën 155 000 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milionë) lekë.

Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2020, për financimin e rindërtimit të konviktit të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka”, Bashkia Lezhë, të jetë në vlerën 31 000 000 (tridhjetë e një milionë) lekë dhe të përballohet nga pjesa e financuar nga grantet e fondit të rindërtimit.

Caktimin e Bashkisë Lezhë si njësi zbatuese për financimin e rindërtimit të konviktit të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka”, Bashkia Lezhë. Fondi për financimin e rindërtimit të konviktit të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka”, Bashkia Lezhë, i transferohet njësisë zbatuese, Bashkisë Lezhë.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.