IRLANDË – Long: Një “no deal” mundësi për krimin e organizuar në kufirin irlandez

DUBLIN, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Një dështim i negociatave tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian mund të përbëjnë një mundësi për rrjetet kriminale në kufirin irlandez, theksoi sot ministrja e Drejtësisë e Irlandës së Veriut,  Naomi Long.

Çdo ndryshim në dispozitivët policorë në kufirin mes Irlandës, anëtare e BE-së dhe provincën britanike të Irlandës së Veriut, kombinuar me diferenca në rritje mes tregjeve të çdo krahu të kufirit, do të përbëjnë një mundësi potenciale për krimin e organizuar.

Duke u shprehur para anëtarëve të komisionit parlamentar britanik, ngarkuar për Irlandën e Veriut, Long deklaroi se kreu i policisë së provincës britanike ishte i shqetësuar për një rritje të tregut të zi në rast të një no “deal”-i.

Londra dhe Brukseli janë të angazhuara tashmë në bisedime për të arritur një marrëveshje për marrëdhënien e tyre të ardhshme para përfundimit në dhjetor të periudhës së tranzicionit pas Brexit, ndodhur në janar.

Një marrëveshje duhet të arrihet në ditët e ardhshme për të mundur të shqyrtohet dhe të ratifikohet nga Parlamenti Europian deri në fund të vitit.

Spektri i një “no deal”-i nënkupton për policinë perspektivën për t’u përjashtuar në kohë reale  nga sistemet informatike të përdorura në BE që ndajnë skedarët e tyre në lidhje me personat e kërkuar, të dhëna të ADN-së, gjurmët e gishtave dhe të dhënat kriminale.

“Agjentët nuk do të kenë më akses në agjencitë si Europol dhe do të humbin mundësinë për të kryer ekstradime të shpejta”, deklaroi ajo./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.