BERLIN, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane u shpreh shumë e shqetësuar nga impakti që mund të ketë, në avancimin e bisedimeve për paqe në Afganistan, reduktimi i njoftuar i trupave amerikane në janar 2021.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për atë që ky njoftim amerikan mund të nënkuptojë për avancimin e paqes në Afganistan”, deklaroi në një konferencë shtypi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, duke theksuar se ky proces sapo ka filluar.
Pentagoni njoftoi dje se SHBA-ja do të reduktonte numrin e trupave të tyre në Afganistan në 2 500 në janar 2021, kontigjenti më i ulët amerikan në dy dekada luftë.
Bisedimet për paqe po vazhdojnë mes talebanëve dhe qeverisë afgane, arritur pas një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe kryengritësve. / /ec/