FRANCË – Dyfishohen rastet e personave në depresion

PARIS, 18 nëntor /ATSH-ANSA/- Numri i personave në depresion është dyfishuar midis fundit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit, deklaroi instituti ‘’Santé Publique France’’, në një konferencë shtypi nga Drejtori i saj i Përgjithshëm, Jerome Salomon.

“Ne të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm ndaj pasojave të epidemisë në shëndetin mendor të popullsisë”, theksoi Salomon, sipas të cilit ‘’dyfishimi ndodhi në të gjithë popullsinë midis fundit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit”.

‘’Fenomeni, megjithatë, ishte veçanërisht i shënuar në mesin e njerëzve me probleme ekonomike ose me një histori të çrregullimeve psikiatrike”, shtoi ai.

“Ne të gjithë mund të ndjehemi të shqetësuar. Ka indikacione për t’u kujdesur për veten, të mbani lidhje me miqtë tuaj, të ndihmoni ata në nevojë, të mos qëndroni të ngjitur me lajmet gjatë gjithë ditës, të kufizoni konsumin e alkoolit dhe duhanit mos hezitoni të konsultoheni me një mjek”, shtoi ai.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.