COVID-19/ Mbyllet si masë parandaluese Zyra e vizave dhe e pasaportave e Ambasadës Gjermane në Tiranë

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njoftoi se prej ditës së sotme, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

“Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi”, thekson Ambasada gjermane.

Teksa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, Ambasada shprehet se “do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj”.

“Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”, përfundon Ambasada gjermane. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.