BRUKSEL – KE: Përpjekje me Moderna-n për blerjen160 milionë vaksinave antiCOVID-19

BRUKSEL, 18 nëntor /ATSH-ANSA/- Komisioni Europian ka rënë dakord me kompaninë Moderna për furnizimin deri në 160 milionë dozave të vaksinës antiCOVID-19, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian.

”Ne duhet të vazhdojmë të negociojmë për ta kthyer këtë vullnet në një kontratë”, theksoi zëdhënësi.

”Brukseli dëshiron të krijojë një portofol të vaksinave të ndryshme, por ne nuk e dimë aktualisht se cila prej tyre do të jetë e sigurt”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.