BRUKSEL – Gentiloni kërkon zhbllokimin e buxhetit europian nga 27 vendet e BE-së

BRUKSEL, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Komisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni u kërkoi sot 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të zhbllokojnë buxhetin dhe planin europian të rimëkëmbjes, bllokuar këtë javë nga Hungaria dhe Polonia, mes valës së dytë të krizës shëndetësore.

“U bëj thirrje qeverive të BE të tregojnë një ndjenjë përgjegjësie përballë qytetarëve të tyre dhe të gjithë europianëve në këtë moment të rëndësishëm. Zhbllokoni këtë plan rimëkëmbjeje”, theksoi ai.

Budapesti dhe Varshava bblokuan të hënën buxhetin e Bashkimit Europian dhe planin masiv të rimëkëmbjes, miratuar nga 27 vendet e BE-së në korrik.

Ata kanë hapur gjithashtu një krizë brenda Bashkimit Europian në një kohë që ekonomia është shumë e prekur nga vala e dytë e pandemisë së COVID-19./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.