BRUKSEL – Beaune: BE përpara edhe pa një kompromis me vendet vetovënëse

BRUKSEL, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian po studion zgjidhje praktike për të zgjidhur mosmarrëveshjen me disa vende lindore, që po bllokojnë planin europian të rimëkëmbjes, por do të ecë përpara pa to, nëse nuk ka rrugëdalje, njoftoi sot sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane, Clément Beaune.

“Së bashku me Presidencën gjermane të BE-së, ne po kërkojmë zgjidhje praktike, të cilat mund të kalojnë përmes një numri sqarimesh teknike të këtij mekanizmi, sigurisht jo duke e vënë atë në dyshim, sepse janë në rrezik vlerat tona dhe projekti ynë europiankëtu”, deklaroi ai në Senat.

“Ne do të shohim, nëse është e nevojshme deri në mjetin e fundit, se si të përparojmë pa vendet që e bllokojnë, sepse Europa nuk mund të mbahet peng nga një numër i caktuar qeverish, që nuk dëshirojnë të përparojnë, që nuk dëshirojnë të respektojnë bazën thelbësore të projekti tonë politik”, këmbënguli Beaune.

Hungaria dhe Polonia, së bashku me Slloveninë, kanë bllokuar planin e rimëkëmbjes postCOVID-19 dhe buxhetin e BE-së, sepse kundërshtojnë një mekanizëm të ri që lidh pagesën e fondeve europiane me respektimin  e Shtetit të së Drejtës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.