TIRANË, 18 nëntor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me gjendjen e pandemisë në vend duke akuzuar kryeministrin se nuk merret me situatën në vend por rri në Instagram.
Sipas Bashës, Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk rri në Instagram, por në vijën e parë të luftës me COVID-19.
Ai tha se qytetarëve shqiptarë u duhet një qeveri që punon për ta.
“Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje. Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me COVID-19. Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë”, tha ai.
/r.e/