AKU inspektime në terren, këshillon mbi 500 qytetarë pë mbajtjen e maskës

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e TaskForcës antiCovid.

Sipas AKU-së, gjatë ditës së sotme janë kryer 536 inspektime dhe monitorime dhe janë këshilluar 550 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.

“Gjatë kontrolleve për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 18 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD”, bën të ditur AKU.

Po ashtu, janë marrë 27 mostra në monitorim të produkteve qumësht dhe miell. /a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.