TEKNOLOGJI – Tesla bashkohet me indeksin e tregut të aksioneve S&P 500

NJU JORK, 17 nëntor /ATSH-ANSA/- Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla do të bashkohet me indeksin e tregut të aksioneve S&P 500 më 21 dhjetor, njoftoi kompania.

Për shkak të përmasave të mëdha të kompanisë, S&P Dow Jones Indices thanë gjithashtu se po shqyrton nëse Tesla duhet të shtohet e gjitha menjëherë ose në dy këste të veçanta dhe do të njoftohet në një kohë të mëvonshme se cilën kompani do të zëvendësojë.

Aksionet e Tesla u rritën më shumë se 10% pas mbylljes së tregut.

Kompania në pronësi të miliarderit të teknologjisë Elon Musk është konsideruar prej kohësh një kandidat për barometrin prestigjioz të kapitalit amerikan për shkak të suksesit të saj këtë vit.

Me një vlerë tregu prej gati 387 miliardë dollarësh, Tesla është prodhuesi më i vlerësuar i makinave në botë. në krahasim me gjigandët e industrisë General Motors, Ford dhe Fiat Chrysler.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.