FUTBOLL- Luis Suarez pozitiv ndaj Covid-19

MADRID, 17 nëntor /ATSH-AA/- Ylli uruguaian i klubit spanjoll Atletico Madrid, Luis Suarez, rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin e ri.

Asociacioni Uruguaian i Futbollit (AUF) përmes një deklarate konfirmoi gjendjen e sulmuesit 33-vjeçar.

Suarez ishte me ekipin kombëtar të Uruguait, që do të përballet me Brazilin në kualifikimet e Kupës Botërore FIFA 2022 në Amerikën e Jugut më 17 nëntor.

Portieri Rodrigo Munoz dhe zyrtari për media i ekipit kombëtar Matias Faral gjithashtu dolën pozitivë, por anëtarët e tjerë të ekipit ishin negativ në koronavirus.

Federata shtoi se që të tre tani janë mirë, por u morën masa për ta.

Suarez mund të humbasë ndeshjen e së shtunës në ligën spanjolle kundër ekipit të tij të vjetër Barcelona në Stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Në shtator, Suarez u transferua në Atletico Madrid për një sfidë të re në karrierën e tij, duke lënë Barcelonën.

Ai është golashënuesi i tretë kryesor i të gjitha kohërave për Barcelona, duke shënuar 198 gola në vitet 2014-2020.   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.