Ambasadori i OSBE takime me Ramën e Metën: Mbështetje proceseve demokratike

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco është shprehur i shumë i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe që do të shërbejë për OSBE-në në vend, duke mbështetur proceset demokratike.

“Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot takime me Kryeministrin, Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta”, njoftoi sot Prezenca e OSBE-së në Tiranë.

“Në takime, ambasadori Del Monaco tha se ishte shumë i lumtur të ndodhej në Shqipëri dhe të shërbente për OSBE-në në vend, duke mbështetur proceset demokratike dhe duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median”, thekson OSBE. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.