TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, konfirmoi 10 fluturime për ditën e mërkurë, 18 nëntor 2020.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë:⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Belavia – Tiranë – Minsk dhe kthim (çarter turistik).
/a.a//r.e/