Taskforca antiCovid/ AKU kryen 992 inspektime dhe monitorime në subjektet tregtare

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid, në subjektet tregtare në të gjithë vendin, për respektimin e masave të sigurisë ushqimore.
AKU ka kryer 992 inspektime dhe monitorime gjatë 24 orëve në gjithë vendin. Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 12 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Gjithashtu u ushtrua kontroll zyrtar edhe në vijim të njoftimit nga sistemi europian RASFF (Sistem i Informimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë).
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 80 mostra në monitorim të produktit të qumështit.
AKU si pjesë e Taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve të sigurisë.
Gjithashtu janë këshilluar nga ana e Taskforcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së koronavirusit. /a.a//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.