TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Bashkia e Gjirokastrës për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë mbulon koston e medikamenteve, në bazë të recetës së mjekut për grupmoshën 0-12 vjeç.
Sipas bashkisë kategoritë përfituese janë fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, fëmijët e vendosur në kujdestari alternative, fëmijët kur një nga prindërit është përfitues i urdhërit të mbrojtjes.
Po ashtu përfitues janë fëmijët me status jetimi, fëmijët që u përkasin komuniteteve rome dhe egjiptiane dhe rastet në menaxhim nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve.
Bashkia Gjirokastër vijon mbështetjen për shtresat në nevojë. /k.s//a.a//r.e/