KANADA – Trudeau: Qëndroni në shtëpi ose rrezikoni Krishtlindjet

OTAVA, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Festa e Falenderimeve, festuar këtë vit më 12 tetor, ka bërë që numri i rasteve me COVID-19 të rritet, theksoi kryeministri kanadez, Justin Trudeau në një konferenë shtypi.

Ai u bëri thirrje kanadezëve të qëndrojnë në shtëpi për të frenuar përhapjen e koronavirusit nëse nuk duan të rrezikojnë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me një bllokim të mundshëm, sipas CNN.

“Reduktimi i kontakteve dhe takimeve tuaja do të jetë shumë i rëndësishëm”, shtoi Trudeau.

“Ajo që do të bëjmë në ditët dhe javët e ardhshme do të përcaktojë atë që do të bëjmë për Krishtlindje”, theksoi Trudeau.

Theresa Tam, zyrtare e shërbimit shëndetësor kanadez, fajësoi grumbullimet mes familjarëve apo miqve për përhapjen e virusit, cituar nga CNN. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.