ANKARA – Erdogan: Turqia drejt një reforme të re ekonomike dhe gjyqësore

ANKARA, 14 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vendi i tij ka nisur një epokë të re të reformave në ekonomi dhe në sistemin gjyqësor.

“Ne po nisim një periudhë të re të reformave në ekonomi dhe gjyqësor në vendin tonë”, tha presidenti Erdogan në konventën e partisë së tij në pushtet, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke theksuar se përparësia do të jetë në tërheqjen e menjëhershme të normës së inflacionit në numra njëshifror, Erdogan tha se qeveria e tij po fillon “një fushatë të re që përqendrohet në çështjet e stabilitetit, zhvillimit dhe punësimit”.

Pa dhënë detaje, presidenti turk po ashtu tha se “ata që u përpoqën të ndërhyjnë në Turqi përmes tutelës, terrorit, puçit, kaosit politik dhe shoqëror po ashtu kanë sulmuar ekonominë e vendit”.

Më tej, Erdogan theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së qëllimeve të projektit ‘’Turqia 2023’’ duke shtuar se “ne jemi duke përjetuar një periudhë në të cilën fati i partisë AK dhe kombit janë të integruar”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.