“Testet e shpejta lehtësojnë gjurmimin në këtë fazë/ Bino: Analiza tek mjeku i familjes për 40 minuta

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se testet e shpejta ndihmojnë shumë në menaxhimin e pandemisë së COVID-19, pasi janë të thjeshta, mund të kryhen nga mjeku i familjes e nuk kërkojnë laborator apo pajisje të veçantë.

“Përsëri merret tampon dhe përgjigja del në më pak se 40 minuta”, tha Bino gjatë një interviste në medie.

Këto, tha Bino, janë teste të shpejta të cilat zbulojnë antigenin. Ndodh, tha ajo, që duke qenë se kanë ndjeshmëri të ulët rezultojnë negative.

“Nëse personat kanë simptoma atëherë duhet të bëjnë PCR-në, Proteina CR Aktive”, tha Bino.

Bino theksoi se testet e shpejta do të lehtësojnë shumë gjurmimin e rasteve të prekura me COVID në këtë situatë që është krijuar, ku virusi po përhapet me shpejtësi.

“Testi i shpejtë nuk ka vlerë nëse nuk izolohet personi dhe të karantinohet”, shtoi Bino. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.