PARIS – Castex: Franca zgjat lockdown me 15 ditë

PARIS, 13 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kemi vendosur të mbajmë rregullat e bllokimit të pandryshuara, të paktën për 15 ditët e ardhshme, deklaroi kryeministri Francez, Jean Castex.

Duke folur para gazetarëve, Castex tha se ‘’nëse të dhënat nga spitalet vazhdojnë të rriten, autoritetet do të detyrohen të marrin masa të reja’’.

Aktualisht, numri i pacientëve të shtruar në Covid-19 tejkalon kulmin e muajit  prill.

”Në Francë regjistrojmë një shtrim në spital çdo 30 sekonda dhe një pranim në kujdes intensiv çdo tre minuta”, shtoi ministri.

Castex deklaroi se 40% e këtyre pacientëve janë nën moshën 65 vjeç.

Ai gjithashtu shtoi se “një në katër vdekje në Francë tani është për shkak të koronavirusit”.

Sot, në Elysée, do të mbahet një këshill i ri për mbrojtjen shëndetësore kushtuar epidemisë. Prandaj Franca ka vendosur të mbajë bllokimin aktiv të paktën deri në fund të muajit./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.