INDI – Rritja e rasteve me Covid-19 ezauron numrin e shtretërve në spitale

NJU DELHI, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Spitaleve po mbarojnë shtretërit e kujdesit intensiv për pacientët me sëmundjen kritike të Covid-19 në Nju Delhi, ndërsa infeksionet e reja u rritën në kryeqytetin indian.

Një aplikacion i telefonisë mobile i drejtuar nga qeveria lokale që ofron informacion në lidhje me Covid-19 tregoi se vetëm një deri në pesë shtretër me ventilator ishin në dispozicion në 28 spitale.

Më shumë se gjysma e shtretërve Covid-19 jashtë njësive të kujdesit intensiv ishin gjithashtu të zëna.

Ndërsa rastet e reja ditore të Covid-19 në të gjithë vendin kanë rënë ndjeshëm që nga mesi i shtatorit, Nju Delhi ka parë një rritje të mprehtë në dy javët e fundit, duke raportuar mbi 6 000 raste të reja në ditë.

Kulmi u atribuohet njerëzve që grumbullohen nëpër tregje përpara festivalit të përvitshçm tradicional ”Diwali”, pa ndjekur protokollet e duhura siç janë mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror.

Gjykata e Lartë e Delhit, me kërkesë të qeverisë, u tha spitaleve private të rezervonin 80% të shtretërve të tyre të kujdesit intensiv për pacientët me Covid-19, pasi një panel ekspertësh parashikoi që situata ka të ngjarë të përkeqësohet në javët e ardhshme./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.